Makita AT638A Instruction Manual page 26

Narrow crown stapler
Hide thumbs Also See for AT638A:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Gjithmonë mbani pjesën e pasme të
kapakut rrëshqitës kur shtypni levën. Kapaku
rrëshqitës hapet papritur me levën e shtypur kur
kapëset magazinohen në kasetë.
Ndiqni procedurën te "Heqja e kapëseve" për të hequr
shiritin e kapëseve dhe hiqni kapëset e ngecura nga
riga drejtuese e kapëseve.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Përpara se të kryeni inspektime apo
mirëmbajtje, gjithmonë ktheni në vend këmbëzën
dhe shkëputni tubin e ajrit nga vegla.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Kapëset
Përdorini shiritat e kapëseve dhe kutitë e tyre me
kujdes. Nëse shiritat e kapëseve përdoren pa kujdes,
mund të deformohen, gjë që mund të shkaktojë
keqfurnizim me kapëse.
Shmangni ruajtjen e kapëseve në vende tepër të
lagështa apo të nxehta ose në vende nën dritën e
drejtpërdrejtë të diellit.
Mirëmbajtja e mbërthyesit të
kapëseve
Gjithnjë kontrollojeni veglën për gjendjen e
përgjithshme dhe lirojani vidat përpara punës.
Shtrëngojeni sipas nevojës.
Me veglën të shkëputur nga korrenti, bëni inspektim
çdo ditë për të siguruar lëvizjen e lirshme të elementit të
kontaktit dhe të këmbëzës. Mos e përdorni veglën nëse
elementi i kontaktit ose këmbëza ngjisin apo kapen.
Kur vegla nuk përdoret për një kohë të gjatë, vajoseni
me vajin për vegla pneumatike dhe ruajeni në një
vend të sigurt. Shmangni ekspozimin ndaj dritës së
drejtpërdrejtë të diellit dhe/ose ndaj lagështisë apo
mjedisit të nxehtë.
► Fig.21
Mirëmbajtja e kompresorit, grupit të
ajrit dhe tubit të ajrit
Pas përdorimit, zbrazeni gjithnjë depozitën e
kompresorit dhe filtrin e ajrit. Nëse lejohet të hyjë
lagështi në vegël, mund të shkaktojë performancë të
dobët dhe avari të mundshme.
► Fig.22: 1. Rubineti i shkarkimit
► Fig.23: 1. Filtri i ajrit
Kontrolloni rregullisht për të parë nëse ka vaj të
mjaftueshëm pneumatik në vajosës për grupin e ajrit.
Mosvajosja e mjaftueshme do të shkaktojë konsumimin
e shpejtë të unazave hermetizuese.
► Fig.24: 1. Vajosësi 2. Vaji i veglës pneumatike
Mbajeni tubin e ajrit larg nxehtësisë (mbi 60°C, mbi
140°F), larg kimikateve (hollues, acide të forta ose
alkale). Gjithashtu, kalojeni tubin larg pengesave që
mund të bëhen të rrezikshme nëse takohen gjatë
përdorimit. Tubat duhet të drejtohen larg buzëve të
mprehta dhe pjesëve që mund të shkaktojnë dëme apo
gërvishtje të tubit.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Kapëset
Tubi i ajrit
Syze mbrojtëse
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
26 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents