SHQIP (Udhëzimet origjinale)
PARALAJMËRIM
Udhëzime të rëndësishme. Ruajini për përdorim në të ardhmen.
Për përdoruesit në Evropë: Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeçare e lart dhe
•
persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose që u mungon përvoja dhe njohuria,
nëse janë nën mbikëqyrje apo kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe
kuptimin e rreziqeve të mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja
nga përdoruesi nuk duhet të kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.
Për përdoruesit në zona ndryshe nga Evropa: Kjo pajisje nuk është prodhuar për t'u përdorur nga
•
persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose të cilëve u
mungon përvoja dhe njohuria, nëse nuk janë nën mbikëqyrje ose udhëzuar për përdorimin e kësaj
pajisjeje nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar se
nuk luajnë me pajisjen.
Shihni kapitullin "SPECIFIKIMET" për referencën e llojit të baterisë.
•
•
Shihni seksionin "Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë" për mënyrën si ta vendosni apo hiqni
baterinë.
Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni rregulloret
•
lokale rreth hedhjes së baterisë.
Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.
•
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë.
•
•
Shihni kapitullin "MIRËMBAJTJA" për detajet e duhura të masave të kujdesit gjatë mirëmbajtjes nga
përdoruesi.
Për pajisjet e ngrohjes fleksibël
•
Kur nuk është në përdorim, magazinojeni si vijon:
—
Lëreni të ftohet përpara se ta palosni.
Mos e zhubrosni pajisjen duke vendosur artikuj mbi të gjatë magazinimit.
—
Ekzaminojeni pajisjen shpesh për shenja konsumimi ose dëmtimi. Nëse ka shenja të tilla, nëse pajisja
•
është keqpërdorur ose nuk punon, kthejani furnitorit përpara se ta rindizni.
Kjo pajisje nuk është prodhuar për përdorim mjekësor në spitale.
•
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat e ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe persona të tjerë shumë
•
vulnerabël që nuk janë në gjendje të reagojnë ndaj mbinxehjes.
Fëmijët nën moshën trevjeçare nuk duhet të lejohen ta përdorin këtë pajisje për shkak të paaftësisë së
•
tyre për të reaguar ndaj mbinxehjes.
•
Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijët e vegjël mbi moshën trevjeçare në rast se kontrollet nuk
janë paravendosur nga prindi ose kujdestari, ose nëse fëmija nuk është udhëzuar mjaftueshëm rreth
mënyrës së përdorimit të sigurt të kontrolleve.
•
Inspektoni çelësin dhe kordonin për plasaritje për të parandaluar hyrjen e ujit brenda gjatë larjes dhe,
gjatë tharjes, kordoni duhet të pozicionohet në mënyrë të tillë që uji të mos rrjedhë brenda çelësit ose
kontrollit.
Nëse keni simptomat e listuara më poshtë ndërsa përdorni pajisjen, hiqeni menjëherë dhe konsultohuni
•
me një mjek. Ndryshe, ekziston rreziku i sfilitjes nga i nxehti ose i goditjes nga i nxehti.
—
Shenjat e para:
Çdo shqetësim; djersitje e tepërt; dhimbje në qafë; përzierje; marrje mendsh ose trullosje.
Simptomat e sfilitjes nga i nxehti/goditjes nga i nxehti:
—
Përzierje dhe të vjella; dhimbje e fortë koke; marrje mendsh dhe trullosje; mungesë djersitjeje; lëkurë e kuqe, e nxehtë dhe
e thatë; dobësi ose ngërçe të muskujve; rrahje e shpejtë e zemrës; frymëmarrje e shpejtë dhe e shkurtër; ndryshime të
sjelljes si konfuzion, çorientim ose lëkundje; humbje e ndërgjegjes.
SPECIFIKIMET
Modeli:
Materiali
Hapat e rregullimit të
temperaturës
DCX200
100% poliestër
80 SHQIP
DCX201
3