Philips 5000 Series Manual page 72

Hide thumbs Also See for 5000 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
E rëndësishme
Siguria
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi përpara se ta vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë
në të ardhmen.
Rrezik
Mos lejoni futjen brenda pajisjes të ndonjë lëngu apo detergjenti që merr flakë, në mënyrë që të
shmangni rrezikun e goditjes elektrike dhe/ose rrezikun për zjarr.
Paralajmërim
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të
kufizuara fizike, shqisore ose mendore apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish, vetëm nëse
ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse kuptojnë rreziqet e
përfshira.
Mbani larg fëmijët nën 3 vjeç, përveçse kur mbikëqyren në vazhdimësi.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhen kryer nga fëmijët pa qenë të mbikëqyrur.
Mos bllokoni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit, p.sh. duke vendosur objekte mbi vrimën e daljes së
ajrit ose përballë vrimës së daljes së ajrit.
Mos futni gishtat, shkopinj ose objekte të tjera brenda në pajisje, në mënyrë që të shmangni
goditjet elektrike, lëndimin fizik ose zjarrin.
Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve me gaz ose oxhakëve të zjarrit.
Mos spërkatni përreth pajisjes materiale që marrin flakë, të tilla si insekticidet apo parfumet.
Mos e përdorni nëse ka shenja të dukshme dëmtimi në pajisje, në spinën elektrike ose në kordonin
elektrik.
Mos e përdorni pajisjen nëse ajo është rrëzuar nga lart.
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga "Philips", nga një pikë shërbimi e
autorizuar nga "Philips" ose nga persona me kualifikim të ngjashëm, në mënyrë që të shmangni
rreziqet.
PARALAJMËRIM: Mbajini bateritë e reja dhe të përdorura larg vendeve ku mund të arrihen nga
fëmijët. Gëlltitja mund të çojë në djegie kimike, shpime të indeve të buta dhe vdekje. Djegie të
rënda mund të ndodhin brenda 2 orëve nga gëlltitja. Nëse mendoni se bateritë mund të jenë
gëlltitur ose futur në brendësi të ndonjë pjese të trupit, kërkoni menjëherë kujdesin mjekësor.
PARALAJMËRIM: Hidhini bateritë e përdorura menjëherë dhe në mënyrë të sigurt.
Kujdes
Pajisja nuk duhet vendosur direkt poshtë një prize elektrike.
Gjithmonë vendoseni dhe përdoreni pajisjen mbi një sipërfaqe të thatë, të qëndrueshme dhe
horizontale.
Mos e përdorni pajisjen në ambiente me lagështi të lartë, si për shembull në banjë, tualet, kuzhinë,
pishinë apo në ambient jashtë.
Mos u ulni ose mos u mbështetni mbi pajisje. Mos e goditni pajisjen. Mos vendosni asgjë mbi
pajisje.
Hiqni gjithmonë spinën e pajisjes kur dëshironi që ta lëvizni, të pastroni pajisjen, të ndërroni
filtrin apo kur doni të kryeni ndonjë mirëmbajtje tjetër. Pas montimit, mos i hiqni mbrojtëset gjatë
përdorimit apo pastrimit.
Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim familjar në kushte pune normale.
Përdoreni këtë telekomandë vetëm me llojin e baterisë së disponueshme të specifikuar në
manualin e përdorimit.
Mos i karikoni bateritë e pakarikueshme.
Mbajini produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i ekspozoni drejtpërdrejt në dritën e diellit apo
ndaj temperaturave të larta.
Nëse produkti bëhet jashtëzakonisht i nxehtë ose me erë, ose ndryshon ngjyrën, ndalojeni
përdorimin dhe kontaktoni me Philips.
Mos i vendosni telekomandën dhe bateritë e saj në furra me mikrovalë apo vatra induksioni.
SQ
70

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Cx5535Cx5535/11

Table of Contents