Të Dhëna Për Produktin; Deklarata E Konformitetit; Materialet E Dorëzuara; Përmbledhje Për Produktin - Bosch Air 6000 Installation Instructions Manual

Hide thumbs Also See for Air 6000:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 33
Të dhëna për produktin
• Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni i rrymës ose vetë pajisja
është dëmtuar.
• Funksionimi, pastrimi dhe mirëmbajtja e pajisjes duhet të kryhen nga
të rriturit.
• Mos bllokoni hyrjen dhe daljen e ajrit, p.sh., duke vendosur sende në
daljen e ajrit ose përpara hyrjes së ajrit.
• Sigurohuni që objektet e huaja të mos bien në pajisje përmes daljes
së ajrit.
• Mos e ngrohni filtrin apo pajisjen, për të shmangur dëmtimin e
pajisjes ose rrezikun nga zjarri.
Kujdes
• Kjo pajisje nuk zëvendëson ajrosjen e duhur, pastrimin e rregullt me
fshesë me korrent apo përdorimin e një aspiratori apo ventilatori
gjatë gatimit.
• Vendoseni dhe përdoreni gjithmonë pajisjen në një sipërfaqe të
thatë, të qëndrueshme, të niveluar dhe horizontale.
• Lini të paktën 20 cm hapësirë të lirë rreth pajisjes dhe lini të paktën
30 cm hapësirë të lirë mbi pajisjen.
• Mos u ulni ose mos qëndroni mbi pajisje. Mos vendosni asgjë sipër
pajisjes.
• Kur e hidhni filtrin, mbylleni në një qese njëpërdorimëshe dhe ndiqni
këshillat e autoriteteve shëndetësore vendore për trajtimin e
sipërfaqeve potencialisht të infektuara.
• Përdorni vetëm filtrat origjinalë Bosch të synuar posaçërisht për këtë
pajisje. Mos përdorni filtra të tjerë.
• Mos e përdorni filtrin si karburant ose për qëllime të ngjashme. Djegia
e filtrit mund të shkaktojë rrezik të pakthyeshëm për njeriun dhe/ose
të rrezikojë jetë të tjera.
• Shmangni goditjen e pajisjes (veçanërisht hyrjen dhe daljen e ajrit)
me sende të forta.
• Mos futni gishta apo sende në daljen apo hyrjen e ajrit, për të
parandaluar dëmtimin fizik ose mosfunksionimin e pajisjes.
• Nëse pajisja është e bllokuar, kontrollojeni menjëherë nga një teknik i
autorizuar i Bosch.
• Mos e përdorni pajisjen kur pini duhan në ambiente të mbyllura, kur
keni përdorur insekticide, dezinfektues apo në vende me mbetje vaji,
me djegie temjani apo me tym kimik.
• Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve të gazit, pajisjeve të ngrohjes
apo vatrave të zjarrit.
• Sigurohuni që ta hiqni pajisjen nga priza kur dëshironi ta zhvendosni,
pastroni, zëvendësoni filtrin ose të kryeni mirëmbajtje të tjera.
• Mbikëqyrini fëmijët për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
• Kjo pajisje nuk synohet për t'u përdorur nga persona me aftësi të
kufizuara fizike, shqisore apo mendore (duke përfshirë fëmijët), apo
me mungesë përvoje dhe njohurish, përveç nëse janë nën
mbikëqyrje ose kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e
pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe
personat me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore ose me
mungesë përvoje dhe njohurish, nëse janë nën mbikëqyrje ose kanë
marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes në mënyrë të
sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet e përfshira.
• Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja e
përdoruesit nuk duhet të bëhen nga fëmijët pa mbikëqyrje.
• Pajisja është projektuar për përdorim në ambiente të brendshme
banimi, në kushte normale funksionimi.
• Mos e përdorni pajisjen në mjedise të lagështa ose në mjedise me
lagështi të lartë ose temperatura të larta.
• Pajisja nuk heq monoksid karboni (CO) dhe as radonin (Rn). Nuk
duhet të përdoret për të pastruar kimikate të rrezikshme, as për
aksidente me djegie.
• Temperatura e rekomanduar për përdorimin e pajisjes është nga 5 °C
deri në 45 °C, niveli i lagështisë relative është ≤85%. Pajisja mund të
106
ndalojë së punuari ose të dëmtohet nëse nuk respektohen nivelet e
rekomanduara të temperaturës dhe lagështisë.
• Diapazoni i rekomanduar i temperaturës për ruajtjen e pajisjes është
nga -20 °C deri në 55 °C. Pajisja do të dëmtohet nëse ruhet në zona
që tejkalojnë këtë diapazon temperature.
• Niveli i presionit akustik të emetimit të zhurmës është nën 70 dB(A).
2
Të dhëna për produktin
2.1

Deklarata e konformitetit

Ndërtimi dhe funksionimi i këtij produkti është në përputhje me
direktivat evropiane dhe kriteret plotësuese këmbëtare.
Me markimin CE shpjegohet konformiteti i produktit me të
gjitha rregullat e zbatueshme ligjore të BE-së, të cilat
parashikojnë vendosjen e këtij markimi.
Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit është i disponueshëm në
internet: www.bosch-homecomfort.gr.
2.2
Materialet e dorëzuara
[Figura 1 Materialet e dorëzuara Air 6000]
[1]
Ajërpastrues
[2]
Dokumentacioni teknik
2.3
Përmbledhje për produktin
[Figura 2 Përmbledhje për produktin Air 6000]
[1]
Ndërfaqja e përdorimit
[2]
Kasa
[3]
Sensori i cilësisë së ajrit
[4]
Filtri
[5]
Kapaku i pasmë
2.4
Përmbledhje e komandave
[Figura 3 Përmbledhje e komandave]
[1]
Ekrani digjital
[2]
Modaliteti Manual
[3]
Kohëmatësi
[4]
Butoni i ndezjes
[5]
Siguresa e fëmijëve
[6]
Ndezja/fikja e dritës rrethore
[7]
Gjendja e filtrit
[8]
Modaliteti i qetë
[9]
Modaliteti automatik
2.5
Përmbledhje e ndërfaqes së përdorimit
[Figura 4 Përmbledhje e ndërfaqes së përdorimit Air 6000]
[1]
Modaliteti (automatik, manual, i qetë)
[2]
Shpejtësia e ventilatorit
[3]
Kohëmatësi
[4]
Siguresa e fëmijëve / Pastrimi
[5]
Wi-Fi
[6]
Vlera e TVOC
[7]
Lagështia relative
[8]
Temperatura e ambientit
[9]
Vlera e PM2.5
Air 6000 – 6721848696 (2023/07)

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents