Philips 5000 Series Manual page 85

Hide thumbs Also See for 5000 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorimi i pajisjes
Kufizimet e përdorimit
-
Përdoreni depozitën e ujit vetëm në dysheme të forta me shtresë të sipërme rezistente ndaj ujit (si p.sh. linoleum, pllaka të emaluara dhe parket
të lustruar) dhe dysheme guri (si p.sh. mermer). Nëse dyshemeja juaj nuk është trajtuar për t'u bërë rezistente ndaj ujit, konsultohuni me
prodhuesin nëse mund të përdorni ujë për ta pastruar atë. Mos e përdorni depozitën e ujit në dysheme të forta të cilat e kanë të dëmtuar
shtresën e sipërme rezistente ndaj ujit.
-
Përdoreni depozitën e ujit vetëm në dysheme linoleumi, të cilat janë ngjitur siç duhet për të parandaluar që linoleumi të tërhiqet nga grykëza për
larje.
-
Mos e përdorni depozitën e ujit për të pastruar tapete.
-
Mos e lëvizni anash pajisjen me depozitën e ujit të montuar, pasi lë gjurma uji. Lëvizeni vetëm para dhe prapa.
Shënim: Koha e përdorimit varet nga niveli i fuqisë së përdorur gjatë pastrimit.
Sfungjeri për larje dhe shiriti për njomje
Pajisja ofrohet me tre shirita për njomje dhe një sfungjer me mikrofibër për larje. Me depozitën e ujit, shiritin për njomje dhe sfungjerin me mikrofibër
për larje të vendosur në grykëzën standarde të dyshemesë, mund të pastroni dysheme të forta.
Përdorimi i solucionit të lëngshëm të pastrimit për dysheme në depozitën e ujit
Nëse dëshironi të shtoni një solucion të lëngshëm pastrimi për dysheme në depozitën e ujit, sigurohuni që të përdorni pastruesen e dyshemesë
Philips XV1792. Duke qenë se depozita ka një kapacitet prej 200ml, ju duhet të shtoni në ujë vetëm disa pika solucioni të lëngshëm pastrimi për
dysheme.
-
Para se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, gjithmonë hiqni baterinë dhe/ose fikni pajisjen.
Pastrimi dhe boshatisja e depozitës së ujit.
Shihni gjithashtu udhëzimet në manualin e përdorimit.
Për të pastruar depozitën e ujit, kombinoni uthull me ujë në raportin një me tre. Derdheni këtë përzierje në depozitën e ujit dhe mbyllni kapakun.
Shkundeni depozitën e ujit dhe vendoseni atë në një sipërfaqe rezistente ndaj ujit. Lëreni përzierjen ujë-uthull në depozitën e ujit gjatë natës. Më pas,
zbrazeni depozitën e ujit, shpëlajeni mirë me ujë të pastër dhe përdoreni atë sërish si zakonisht.
Kujdes: Me dhe pa shiritat për njomje të vendosur në grykëz, gjatë pastrimit do të rrjedhë ujë nga depozita.
Për të zbrazur depozitën e ujit, mbajeni atë mbi lavaman, hiqni kapakun dhe anojeni depozitën nga ana e vrimës së mbushjes. Më pas, kthejeni
depozitën përmbys në mënyrë që uji të derdhet në lavaman. Për të hequr ujin e mbetur nga depozita, kthejeni atë për së gjati me vrimën e mbushjes
të drejtuar për nga lavamani. Më pas, anojeni depozitën përpara në mënyrë që uji i mbetur të derdhet jashtë depozitës.
Shënim: Ruajeni gjithmonë depozitën e ujit me kapakun e hequr nga vrima e mbushjes.
Shënim: Mos e lidhni depozitën e ujit me grykëzën kur varni pajisjen në stacionin e karikimit.
Ndërrimi
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.philips.com/parts-and-accessories ose drejtojuni shitësit tuaj të "Philips". Mund edhe të
kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit të Philips në shtetin tuaj.
Numrat e pjesëve dhe llojit të zëvendësimeve:
-
Pecetë ndërrimi XV1630
-
Ndërrimi i filtrit XV1651
-
Pako baterish me jone litiumi 25.2 V XV1653
Për të siguruar performancë maksimale, zëvendësoni pecetën dhe filtrin çdo 6 muaj.
Shënim: Filtrin dhe furçat e vjetra me mikrofibër mund t'i hidhni bashkë me mbeturinat normale të shtëpisë.
Garancia dhe mbështetja
Versuni ofron një garanci dyvjeçare pas blerjes për këtë produkt. Kjo garanci nuk vlen nëse defekti ndodh për shkak përdorimi të gabuar apo
mosmirëmbajtjeje. Garancia jonë nuk prek të drejtat tuaja sipas ligjit si konsumator. Për më shumë informacion ose për të përdorur garancinë,
vizitoni faqen tonë të internetit www.philips.com/support.
Riciklimi
-
Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe bateritë nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë (Fig. 4).
-
Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike dhe baterive.
-
Ky simbol tregon se është e nevojshme të kontrolloni dispozitat për riciklimin të bashkisë tuaj lokale (Fig. 5).
-
Shikoni shpjegimet e simboleve të materialit në fletëpalosjen e veçantë të mbyllur.
Heqja e baterive të rikarikueshme
Hiqni bateritë e rikarikueshme nga produkti, kur të hidhni produktin. Përpara se të hiqni baterinë, sigurohuni që pajisja të jetë hequr nga priza dhe që
bateria të jetë plotësisht e shkarkuar.
Merrni masat e nevojshme të sigurisë kur i hidhni bateritë.
Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të hequr baterinë e rikarikueshme.
1
Hiqeni pajisjen nga priza dhe lëreni të punojë derisa të ndalojë motori.
2
Shtypni butonin e shkyçjes dhe nxirrni baterinë nga pajisja.
Koha e përdorimit
Modaliteti
Përdorimi i fshesës së dorës me modalitetin "Turbo"
Përdorimi i fshesës së dorës me modalitetin "Normal"
Përdorimi i fshesës së dorës me modalitetin "Eco"
Koha e përdorimit
Deri në 15 minuta
Deri në 27 minuta
Deri në 60 minuta
85

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Xc504 seriesXc514 series

Table of Contents