Download Print this page

Philips BCR430 Quick Manual page 9

Hide thumbs Also See for BCR430:

Advertisement

- Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 77 dB(A).
Ngarkimi
Shënim: Ngarkojeni pajisjen plotësisht përpara se ta përdorni për herë të
parë.
Shënim: Kjo pajisje mund të përdoret vetëm pa kordon (Fig. 4).
Për të ngarkuar pajisjen, futni fishën e vogël në folenë në pjesën e poshtme
të pajisjes dhe futni ushqyesin në prizë.
- Llamba treguese e ngarkimit pulson në të bardhë (Fig. 5): pajisja po
ngarkohet. Ngarkimi zgjat deri në 1,5 orë.
- Llamba treguese e ngarkimit ndizet vazhdimisht në të bardhë (Fig. 6):
pajisja është ngarkuar plotësisht dhe punon pa kordon deri në 40
minuta.
- Llamba e ngarkimit nuk ndizet kur pajisja është në punë: pajisja ka
energji të mjaftueshme për t'u përdorur.
- Llamba e baterisë pulson në portokalli (Fig. 5): bateria është pothuajse
bosh dhe duhet ngarkuar. Ngarkojeni pajisjen pas përdorimit.
Shënim: Nëse pajisja është ngarkuar plotësisht por është ende e lidhur në
prizë, llamba e baterisë pulson disa herë kur shtypni butonin e
ndezjes/fikjes. Kjo tregon se duhet ta hiqni pajisjen nga priza përpara se ta
ndizni.
 
Ngarkimi i shpejtë
- Kur bateria është shkarkuar plotësisht dhe filloni ta ngarkoni, llamba e
baterisë pulson shpejt në të bardhë.
- Pas rreth 15 minutash, llamba e baterisë fillon të pulsojë ngadalë në të
bardhë. Në këtë pikë, bateria ka energji të mjaftueshme për deri në 10
minuta përdorim.
Përdorimi i pajisjes
Vendosja dhe heqja e shtojcës
1
Për të vendosur shtojcën, shtyjeni në dorezë ("klik") (Fig. 7).
2 Për të shkëputur shtojcën, shtypni butonin e lëshimit në pjesën e pasme
të pajisjes (Fig. 8).
Vendosja dhe heqja e diskut për heqjen e kallove
1
Për të vendosur diskun, shtyjeni mbi bashkuesin në kokë (Fig. 9).
Shikojeni pajisjen nga anët për të kontrolluar nëse disku është në nivel
me rrethin e jashtëm të kokës.
Nëse disku dridhet kur ndizni pajisjen, ai nuk është vendosur siç duhet.
Hiqni diskun dhe vendoseni siç duhet.
2 Për të hequr diskun, vendosni gishtin e madh të dorës në dhëmbëzimin
pas diskut dhe shtyjeni përpara derisa disku të shkëputet nga koka (Fig.
10).
Ndezja dhe fikja e pajisjes
1
Për të ndezur pajisjen, shtypni një herë butonin e ndezjes/fikjes.
2 Nëse dëshironi të zgjidhni cilësimin e shpejtësisë së ulët, shtypni sërish
butonin e ndezjes/fikjes.
3 Për të fikur pajisjen, shtypni edhe një herë butonin e ndezjes/fikjes.
Zonat e përdorimit
Shënim: Kjo pajisje synohet të përdoret vetëm në këmbë.
Diskun për heqjen e kallove mund ta përdorni në 3 mënyra të ndryshme, në
varësi të zonës apo të kallos që dëshironi të trajtoni.
1
Për të trajtuar një zonë të madhe e të sheshtë, përdorni të gjithë diskun
(Fig. 11). Për kontroll të mirë gjatë përdorimit, sigurohuni që ta vendosni
diskun rrafsh me lëkurën.
2 Për trajtim preciz të zonave më të vogla dhe për shikueshmëri të mirë të
zonës (Fig. 12) së trajtuar, përdorni pjesën e sipërme të diskut që del
përmbi kokën (Fig. 13).
3 Për trajtim preciz dhe për ta hequr shumë shpejt lëkurën e ashpër,
përdorni skajin e ngushtë të pjesës së sipërme të dalë të diskut (Fig. 14).
Lëvizeni diskun lehtë para-mbrapa mbi lëkurën që dëshironi të trajtoni. Mos
e shtyni shumë fort. Kur e shtyni shumë fort, disku mund të ndalojë së
rrotulluari.
Pastrimi
- Pastroni diskun për heqjen e kallove me furçën e pastrimit që ofrohet
(Fig. 15). Hiqni diskun dhe pastroni pjesën e brendshme dhe të jashtme
të kokës me furçën (Fig. 16) e pastrimit.
- Nëse dëshironi, diskun për heqjen e kallove dhe pjesën e brendshme të
kokës për heqjen e kallove mund t'i shpëlani në ujin e rrjedhshëm të
rubinetit (Fig. 17). Pajisjen mund ta pastroni me një leckë (Fig. 18) të
njomë.
Këshillë: Herë pas here, diskun për heqjen e kallove dhe pjesën e
brendshme të kokës për heqjen e kallove mund ta pastroni edhe me
dezinfektues.
Ruajtja
Nëse udhëtoni, shkëputeni kokën për heqjen e kallove nga pajisja. Ky
veprim mbron diskun gërryes dhe parandalon dëmtimin e mjedisit rrethues
nga disku gërryes.
Ndërrimi
Ndërrojeni diskun për heqjen e kallove kur t'i reduktohet efikasiteti. Ne
rekomandojmë ndërrimin e diskut së paku një herë në vit (BCR372).
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni
www.shop.philips.com/service ose drejtojuni shitësit tuaj për "Philips".
Mund dhe të kontaktoni qendrën e kujdesit për klientin të "Philips" për
shtetin ku ndodheni (shikoni fletëpalosjen e garancisë botërore për të
dhënat e kontaktit).
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni
www.philips.com/support ose lexoni fletëpalosjen e garancisë
ndërkombëtare.
Kufizimet e garancisë
Pjesët që konsumohen normalisht nga përdorimi (si p.sh. njësitë prerëse
dhe disqet për heqjen e kallove) nuk mbulohen nga garancia
ndërkombëtare.
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me mbeturinat
normale të shtëpisë (2012/19/EU) (Fig. 19).
- Ky simbol do të thotë që produkti përmban një bateri të ringarkueshme
të integruar, e cila nuk duhet të hidhet me mbeturinat normale të
shtëpisë (Fig. 20) (2006/66/EC). Dërgojeni produktin në një pikë zyrtare
grumbullimi ose në një qendër shërbimi të "Philips", në mënyrë që heqja
e baterisë së ringarkueshme të kryhet nga një profesionist.
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e diferencuar të
produkteve elektrike dhe elektronike dhe të baterive të rikarikueshme.
Hedhja e duhur ndihmon në parandalimin e pasojave negative për
mjedisin dhe shëndetin njerëzor.
Heqja e baterisë së rikarikueshme
Baterinë e ringarkueshme hiqeni vetëm kur të hidhni produktin.
Përpara se të hiqni baterinë, sigurohuni që produkti të jetë hequr nga
priza dhe që bateria të jetë plotësisht e shkarkuar.
Merrni masat e nevojshme paraprake të sigurisë kur përdorni veglat
për të hapur produktin dhe kur hidhni baterinë e ringarkueshme.
1
Hiqni panelin e pasmë dhe/ose të përparmë të pajisjes me anë të një
kaçavide. Hiqni çdo vidë dhe/ose pjesë shtesë derisa të shikoni qarkun e
printuar me baterinë e rikarikueshme.
2 Hiqni baterinë e rikarikueshme.
Slovenščina
Uvod
Čestitamo za nakup in pozdravljeni pri Philipsu! Če želite popolnoma
izkoristiti podporo, ki jo ponuja Philips, izdelek registrirajte na spletnem
mestu www.philips.com/welcome.
Splošni opis (sl. 1)
1
Ploščica za odstranjevanje trde kože
2 Zunanji rob
3 Nastavek za odstranjevanje trde kože
4 Ročaj
5 Gumb za vklop/izklop
6 Indikator baterije
7 Vtičnica za mali vtič
8 Gumb za sprostitev
9 Napajalnik
10 Čistilna ščetka
Pomembne varnostne informacije
Pred uporabo aparata in dodatne opreme natančno preberite te
pomembne informacije in jih shranite za poznejšo uporabo. Priložena
dodatna oprema se lahko razlikuje glede na izdelek.
Nevarnost
- Napajalnika ne zmočite (Sl. 2).
Opozorilo
- Za polnjenje baterije uporabite samo
snemljiv napajalnik (HQ8505), ki ste ga dobili
z aparatom.
- Ploščica za odstranjevanje trde kože je
namenjena samo za uporabo na stopalih.
- Napajalnik vsebuje transformator.
Napajalnika ne odrežite, da bi ga zamenjali z
drugim vtičem, saj je to lahko nevarno.

Advertisement

loading