Philips Sonicare AirFloss Ultra Manual page 101

Hide thumbs Also See for Sonicare AirFloss Ultra:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përgatitja për përdorim
1 Drejtoni grykëzën dhe shtyjeni poshtë drejt dorezës ("klik") (Fig. 4).
Shënim: Ju këshillojmë ta vendosni majën përballë pjesë së
përparme të dorezës siç tregohet në ilustrim, ndërsa grykëza mund
të vendoset në dorezë edhe në drejtim të kundërt pa cenuar
funksionin. Gjatë rutinës së kujdesit oral mund t'i provoni të dyja
opsionet dhe ta përdorni në mënyrën më të përshtatshme për ju.
Shënim: Zëvendësoni grykëzën (HX8032, HX8033) çdo 6 muaj për
rezultate optimale. Zëvendësoni gjithmonë grykëzën edhe në rast
se zgjerohet ose nëse nuk "puthitet" më me dorezën.
Shënim: "AirFloss Ultra" mbështet vetëm grykëzat nga "AirFloss
Ultra". Mos u përpiqni të përdorni grykëza që nuk janë "AirFloss
Ultra" me dorezën "AirFloss Ultra".
2 Hapni kapakun e rezervuarit ("klik") (Fig. 5).
3 Mbusheni rezervuarin me shpëlarës goje ose me ujë. (Fig. 6)
Këshillë: Për rezultatin më të mirë dhe përvojë më të freskët, ju
këshillojmë të përdorni shpëlarës goje me "AirFloss Ultra".
Shënim: Mos përdorni shpëlarës goje me përmbajtje miristat
izoproili (p.sh. "Dentyl Active") ose me përqendrim të lartë vajrash
esenciale, pasi kështu pajisja mund të dëmtohet. Këtu përfshihen
të gjithë shpëlarësit e gojës që shiten me paketime qelqi dhe
qeramike.
4 Mbyllni kapakun e rezervuarit duke shtypur ("klik") (Fig. 7).
5 Shtypni butonin e ndezjes/modalitetit për të ndezur pajisjen. (Fig.
8)
Llambat ndizen.
6 Shtypni dhe mbani butonin e aktivizimit derisa spërkatësi të dalë
nga maja e grykëzës. (Fig. 9)
Përdorimi i pajisjes
1 Sigurohuni që "AirFloss Ultra" të jetë ndezur. Nëse është fikur,
shtypni dhe lëshoni butonin e ndezjes/modalitetit për të ndezur
pajisjen. (Fig. 8)
Mund të ndryshoni modalitetet që të arrini fuqinë që dëshironi sa
herë që shtypni butonin (Fig. 9) e aktivizimit. Për rezultate
101
Shqip

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hx8438/01

Table of Contents