Zgjidhja.e.problemeve - Philips 4000i Series User Manual

Hide thumbs Also See for 4000i Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
7.

Zgjidhja.e.problemeve

Ky kapitull përmbledh problemet më të shpeshta që mund të hasni me pajisjen. Nëse nuk keni mundësi
ta zgjidhni problemin me informacionin e mëposhtëm, kontaktoni me qendrën e kujdesit për klientin
në vendin tuaj.
Problemi
Pajisja nuk punon edhe
pse është e vendosur
në prizë.
Rryma e ajrit që del
jashtë nga vrima e
daljes së ajrit është
dukshëm më e dobët
sesa më parë.
Cilësia e ajrit nuk
përmirësohet, edhe pse
pajisja ka qenë në punë
për një kohë të gjatë.
Ngjyra e dritës së
cilësisë së ajrit qëndron
gjithmonë e njëjtë.
Pajisja lëshon një aromë
të çuditshme.
Pajisja bën shumë
zhurmë.
Zgjidhja.e.mundshme
Sinjali për ndërrimin e filtrit ka qenë i ndezur në vazhdimësi, por ju nuk
e keni ndërruar filtrin përkatës. Si rezultat, pajisja tani është e bllokuar.
Në këtë rast, ndërroni filtrin dhe mbani gjatë shtypur butonin
resetuar numëruesin e jetëgjatësisë së filtrit.
Sipërfaqja e filtrit është bërë pis. Pastroni sipërfaqen e filtrit (shihni
kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
Kontrolloni nëse keni hequr nga filtri materialin e paketimit.
Filtri nuk është vendosur në pajisje. Sigurohuni që filtri (FY4440/30) është
montuar saktë.
Sensori i grimcave është i lagur. Niveli i lagështisë në dhomën tuaj është i
lartë dhe shkakton kondensim. Sigurohuni që sensori i grimcave të jetë i
pastër dhe i thatë (shihni kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
Dhoma është e madhe ose cilësia e ajrit jashtë është e keqe. Për një
performancë optimale në pastrim, mbyllni dyert dhe dritaret gjatë kohës
që përdorni pastruesin e ajrit.
Në ajrin brenda ka burime ndotëse. Për shembull tym duhani, tym gatimi,
tym djegieje, parfum ose alkool.
Filtri po arrin fundin e jetëgjatësisë së përdorimit. Ndërroni filtrin me një
filtër të ri.
Sensori i grimcave është bërë pis. Pastroni sensorin e grimcave (shihni
kapitullin "Pastrimi dhe mirëmbajtja").
Herët e para që përdorni pajisjen, ajo mund të lëshojë një aromë plastike.
Kjo është normale. Megjithatë, nëse pajisja lëshon një aromë djegieje
edhe nëse e hiqni filtrin, atëherë kontaktoni me shitësin e Philips ose
me një qendër shërbimi të autorizuar nga Philips. Filtri mund të lëshojë
aromë pasi është përdorur për një farë kohe, për shkak të thithjes
së gazeve të ajrit të brendshëm. Rekomandohet që ta riaktivizoni
filtrin duke e vendosur atë në dritën direkte të diellit për të vazhduar
përdorimin e tij. Nëse aroma vazhdon akoma, ndërroni filtrin.
Është normale nëse pajisja punon në modalitetin "Turbo".
Në modalitetin "Auto", nëse pajisja bën shumë zhurmë, ka mundësi
që pajisja të jetë duke punuar në shpejtësi të lartë, sepse cilësia e ajrit
vjen duke u përkeqësuar ose cilësimi juaj personal në aplikacion nxit një
shpejtësi të lartë të ventilatorit. Ju mund të zgjidhni modalitetin "Sleep"
ose të ndryshoni cilësimet në aplikacion.
Nëse ka zhurmë jonormale, kontaktoni me qendrën e kujdesit për
klientin në vendin tuaj.
Nëse bie diçka brenda në vrimën e daljes së ajrit, ajo mund të shkaktojë
nivel të lartë zhurme. Fikni menjëherë pajisjen, kthejeni atë përmbys për
ta nxjerrë objektin jashtë pajisjes.
për të
SQ
229

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ac3854Ac3858Ac3854/51Ac3858/51

Table of Contents