Udhëzime Të Rëndësishme Sigurie - LG F12U2QDN1 Owner's Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Udhëzime të Rëndësishme Sigurie
PARALAJMËRIM
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, goditjeve elektrike ose dëmtimeve të
personave kur përdorni produktin tuaj, duhet të ndiqen masat bazë të
sigurisë, përfshirë të mëposhtmet.
Instalimi
• Asnjëherë mos u mundoni ta vini këtë
pajisje në punë nëse është dëmtuar, ka
defekt, është çmontuar pjesërisht ose
ka pjesë që mungojnë ose të prishura,
përfshirë kordon ose spinë të dëmtuar.
Mund të shkaktojë goditje elektrike ose
lëndime.
• Kjo pajisje është e rëndë. Mund të duhen
dy ose më shumë njerëz për ta instaluar
dhe lëvizur pajisjen. Mos bërja e kësaj
mund të rezultojë në lëndime.
• Mbajeni dhe instalojeni këtë pajisje
aty nuk do të ekspozohet ndaj
temperaturave nën ngrirje ose në
kushte moti jashtë. Mos bërja e kësaj
mund të shkaktojë rrjedhje.
• Shtrëngoni tubin e shkarkimit për të mos
e lejuar të shkëputet. Spërkatjet e ujit
mund të shkaktojnë goditje elektrike.
• Nëse kablli i korrentit është dëmtuar,
duhet të ndërrohet nga prodhuesi ose
agjentët e tij të shërbimit apo njga
persona të kualifikuar të ngjashëm për
të shmangur rreziqet.
• Pajisja nuk duhet të montohet mbrapa
një dere me çelës, dere me shinë ose
dere me menteshë në anën e kundërt
me atë të makinerisë tharëse, në një
mënyrë të tillë që pengohet hapja e
plotë e derës të makinerisë tharëse.
Përdorimi
• Mos përdorni një objekt të mprehtë
si trapan ose gozhdë për të shtypur
ose ndarë një njësi operimi. Mund të
shkaktojë goditje elektrike ose lëndime.
• Vetëm një person i autorizuar riparimi
nga qendra e shërbimit LG Electronics
duhet të çmontojë, riparojë ose
modifikojë produktin. Shërbimi i gabuar
mund të shkaktojë lëndime, goditje
elektrike ose zjarr.
• Mos spërkatni ujë brenda ose jashtë
produktit për ta pastruar. Uji mund të
dëmtojë izolimin, të shkaktojë goditje
elektrike ose zjarr.
• Mbajeni vendin poshtë dhe rrotull
pajisjeve pa materiale të djegshme si
garza, letra, lecka, lëndë kimike, etj.
Përdorimi i papërshtatshëm mund të
shkaktojë zjarr ose shpërthim.
• Mos futni kafshë të gjalla, si kafshët
shtëpiake brenda në produkt. Mund të
shkaktojë lëndime.
• Mos e lini derën e kësaj pajisjeje të
hapur. Fëmijët mund të varen mbi derë
ose të futen brenda në pajisje duke
shkaktuar dëme ose lëndime.
05

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

F12u2qdn5F12u2tdn5F14u2tdn0

Table of Contents