Përdorimi I Vatave Kundër Rrëshkitjes (Opsionale); Dysheme Druri (Dysheme Të Varura) - LG F12U2QDN1 Owner's Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorimi i Vatave Kundër
Rrëshkitjes (Opsionale)
Nëse e instaloni lavatriçen mbi një sipërfaqe të
rrëshqitshme, ajo mund të lëvizë për shkak të dridhjeve
të mëdha. Nivelimi i gabuar mund të shkaktojë defekte
nga zhurma dhe dridhjet. Nëse ndodh kjo, montoni vatat
kundër rrëshqitjes poshtë këmbëve të nivelimit dhe
rregulloni nivelin.
1
Pastrojeni dyshemenë për të lidhur vatat kundër
rrëshqitjes.
• Përdorni një leckë të thatë për të pastruar
objektet e huaja dhe lagështinë. Nëse mbetet
lagështi, vatat kundër rrëshqitjes mund të
rrëshqasin.
2
Rregulloni nivelin pasi ta keni vendosur lavatriçen
në vendin e instalimit.
3
Vendosni anën e adezivit të vatës kundër
rrëshqitjes mbi dysheme.
• Është më e efektshme të instaloni vatat kundër
rrëshqitjes poshtë këmbëve të para. Nëse është
e vështirë të vendosni vatat poshtë këmbëve të
para, vendosini poshtë këmbëve të pasme.
Kjo anë sipër
4
Sigurohuni që lavatriçja të jetë në nivel.
• Shtyni ose lëkundni anët e sipërme të lavatriçes
me kujdes për t'u siguruar që lavatriçja të mos
tundet. Nëse lavatriçja tundet, nivelojeni atë
përsëri.
Ana e adezivit
Dysheme Druri (Dysheme të
Varura)
• Dyshemetë prej druri janë veçanërisht të prekshme
nga dridhjet.
• Për të parandaluar dridhjet rekomandojmë që të
vendosni kupa goime me trashësi të paktën 15 mm
në secilën këmbë të lavatriçes, të shtrënguara në të
paktën dy trarë të dyshemesë me vida.
Kupë Gome
• Nëse është e mundur instalojeni lavatriçen në një
nga cepat e dhomës, ku dyshemeja është më e
qëndrueshme.
• Montoni kupat prej gome për të pakësuar dridhjet.
• Mund të merrni kupa gome (p/no. 4620ER4002B) nga
LG Service Centre.
SHËNIM
• Vendosja dhe nivelimi i mirë i lavatriçes do
të garantojë punim të gjatë, të rregullt dhe të
besueshëm.
• Lavatriçja duhet të jetë 100% horizontale dhe të
qëndrojë pa lëvizur fort në pozicion.
• Nuk duhet të 'kolovitet' nëpër cepa kur është me
ngarkesë.
• Sipërfaqja e instalimit duhet të jetë e pastër,
pa lustrues dyshemeje dhe veshje të tjera
lubrifikante.
• Mos i lini këmbët e lavatriçes të lagen. Mos bërja
e kësaj mund të shkaktojë dridhje ose zhurmë.
11

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

F12u2qdn5F12u2tdn5F14u2tdn0

Table of Contents