Philips 4000 Series Manual page 57

Hide thumbs Also See for 4000 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
- Kjo fshesë është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos e përdorni fshesën për të fshirë
mbeturina ndërtimi, pluhur çimentoje, hir, rërë të imët, gëlqere dhe substanca të ngjashme.
Asnjëherë mos e përdorni fshesën pa filtra. Kjo mund të dëmtojë motorin dhe të shkurtojë
jetëgjatësinë e fshesës. Pastrojini gjithmonë të gjitha pjesët e fshesës siç tregohet në manualin e
përdorimit. Mos pastroni asnjë pjesë me ujë dhe/ose agjentë pastrues nëse nuk tregohet në
mënyrë specifike në manualin e përdorimit.
Kujdes
- Gjatë karikimit, ushqyesi është i nxehtë kur e prekni. Kjo është normale.
- Mos e hiqni, mos e vendosni në prizë dhe as mos e përdorni pajisjen me duar të lagura.
- Mos e hiqni ushqyesin nga priza duke tërhequr kordonin (Fig. 1).
- Fikeni gjithmonë pajisjen pas përdorimit dhe përpara se ta karikoni.
- Mos e pastroni enët e pluhurit dhe kapakët e tyre në enëlarëse. Ato nuk janë të përshtatshme për
t'u larë në enëlarëse.
- Lani pjesën e shkumës së filtrit (Fig. 2) me dorë të paktën një herë në javë, për të garantuar
performancën më të mirë. Shpëlani pjesën e shkumës së filtrit me ujë rubineti dhe shtrydheni atë
derisa uji që rrjedh nga ajo të jetë i pastër. Lëreni pjesën e shkumës së filtrit të thahet për 12 orë
përpara se ta ripërdorni atë.
- Nëse e pastroni pjesën e shkumës së filtrit me ujë, sigurohuni që ajo të jetë plotësisht e thatë
përpara se ta vendosni atë në enën e pluhurit. Mos e thani pjesën e shkumës së filtrit nën dritën e
drejtpërdrejtë të diellit, mbi kalorifer ose në tharëse rrobash.
- Ndërrojeni filtrin nëse nuk mund të pastrohet më siç duhet ose nëse është dëmtuar (shih 'Porositja
e aksesorëve').
- Mos e pastronin pjesën prej letre të filtrit (Fig. 3) me ujë, sfungjerë pastrimi ose solucione pastrimi
gërryese.
- Pastroni pjesën prej letre të filtrit të paktën një herë në javë duke e shkundur atë në anë të një
koshi mbeturinash.
- Gjithmonë përdoreni fshesën me filtrin e vendosur.
- Sigurohuni që pajisja të jetë instaluar me stacionin e karikimit të vendosur në mur sipas
udhëzimeve në manualin e përdorimit.
- Për të shmangur goditjen elektrike, bëni kujdes kur shponi vrima në mur për të vendosur stacionin
e karikimit.
- Për qëllime të karikimit të baterisë, përdorni vetëm aksesorë ose pjesë konsumi origjinale "Philips".
Përdorni vetëm ushqyesin e heqshëm E013-1C174060HE.
- Karikojeni, përdoreni dhe ruajeni produktin në temperaturë nga 5 °C deri në 40 °C.
- Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i ekspozoni ato në dritën e drejtpërdrejtë të
diellit apo ndaj temperaturave të larta.
- Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se
zakonisht, ndërpriteni përdorimin dhe karikimin e produktit dhe kontaktoni me "Philips".
- Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
- Për të shmangur mbinxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike apo të rrezikshme, mos
e hapni, modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni produktin ose baterinë. Mos shkaktoni qark të
shkurtër, mos i mbingarkoni dhe mos i karikoni në drejtim të kundërt bateritë.
- Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh
diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe kërkoni ndihmën mjekësore.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj
fushave elektromagnetike.
Shqip
59

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Xc4200/01

Table of Contents